Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të 68 ka bërë të ditur se ka aprovuar ndihmën shtetërore për realizimin e investimit për ndërtimin e fabrikës së re me teknologji bashkëkohore për prodhimin e veturave elektrike në Zonën zhvillimore teknologjike – industriale në Tetovë.
“Automjetet elektrike e-go do të prodhohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Një investim shumëmilionësh i NEXT.E.GO MOBILE SE, Aachen, Gjermani në ZIZHT Tetovë do të hapë nga 3 mijë deri në 4 mijë vende të reja pune.
Kjo është hera e parë në industrinë e automobilave që në vendin tonë do të prodhohet një makinë e plotë dhe sigurisht që për herë të parë do të prodhohen makina elektrike” thonë nga qeveria maqedonase.