Loading…

4 milionë euro në paga e mëditje të deputetëve gjatë vitit pandemik: Osmani u pagua më së shumti

  • 20/04/2021 | 17:59

4 milionë euro në paga e mëditje të deputetëve gjatë vitit pandemik: Osmani u pagua më së shumti

Rreth 4 milionë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar në paga dhe mëditje të ligjvënësve, gjatë vitit të parë të pandemisë. Ndonëse deputetët arkëtuan deri në 38 mijë euro pagë vjetore, ata përmbushën agjendën legjislative të këtij viti vetëm në shkallën 11 për qind.


Nga raporti vjetor i siguruar nga KOHA, del se më së shumti para mori presidentja aktuale Vjosa Osmani, që gjatë vitit të shkuar ishte kryetare e Kuvendit. Ajo mori mbi 38 mijë euro në paga.

Pas saj më të paguarit ishin Fikrim Damka, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi e Kujtim Shala. Të pestit morën mbi 35 mijë euro për kokë

Mbi 30 mijë kanë përfituar Bedri Hamza, Albert Kinolli, Fatmire Kollçaku, Hekuran Murati, Rasim Demiri e Slavko Simiq.

Gjithsej gjatë vitit të shkuar, në listën e pagave janë 137 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në listë janë përfshirë edhe deputetët që morën këto poste pas lirimit të disa të tjerëve që u emëruan ministra në Qeveri.

Në vijim shuma që ka përfituar secili deputet në vitin e parë të pandemisë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë