Loading…

4 perime që duhet të hani nëse keni tensionin e lartë

  • 02/02/2019 | 12:00

4 perime që duhet të hani nëse keni tensionin e lartë

Nëse çështja e tensionit të lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut, trasmeton Gazeta Metro.


Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

Karrotat

Karrotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negative të sodiumit. Karrotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave. Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, i zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi

Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë. Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër. Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepka

Rrepka është e pasur me kalium. Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut. Rrepkën mund ta përdorni në sallata ose në supa./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë