Loading…

4 policë rrahin me grusha e shqelma një qytetar |VIDEO

  • 19/08/2018 | 19:14

4 policë rrahin me grusha e shqelma një qytetar |VIDEO

Një qytetar është rrahur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë rreth orëve të para të ditës.


Personi në fjalë është rrahur fuqishëm nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përderisa nuk dihet arsyeja.

Madje në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë momenti kur pjesëtarët e policisë rrahin personin në fjalë përderisa dy vetura qëndrojnë të ndaluara para një shtëpie.

Edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin e ndodhur sot në mes policisë dhe një qytetari në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Sipas Hashanit pjesëtarët e policisë kanë kërkuar ndalimin e një personi i cili nuk ka respektuar kërkesën e tyre për ndalim kështu duke reaguar në mënyrë agresive ku ndër të tjerash ka lënë të lënduar edhe një pjesëtarë të policisë.

“Policia e Kosovës e ka ndaluar në fakt një person i cili nuk i është ndalë policisë në shenjën për ndalim, pas një kohe policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin i cili edhe gjatë ndaljes ka qenë agresiv duke i sulmuar policët ku njëri prej tyre  ka edhe lëndime”, ka thënë Hashani.

Gjithashtu ai ka shtuar se i dyshuari e ka dëmtuar njërën prej veturave zyrtare të policisë.

“Ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 24 orëve”, ka përfunduar Hashani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë