Loading…

4 produkte që ndihmojnë në uljen e barkut: Provojini për të parë ndryshimin

  • 16/06/2019 | 23:38

4 produkte që ndihmojnë në uljen e barkut: Provojini për të parë ndryshimin

Ndodhë shpesh që të keni ndjesi sikur jeni tejngopur dhe barku juaj është shumë i fryrë, shkruan Gazeta Metro.

Kjo mund të ndodhë për arsye nga më të ndryshmet, por kryesorja është ushqimi që keni ngrënë.

Por ekzistojnë disa ushqime që ju rikthejnë në normalitet, dhe të gjithë i keni në tryezën tuaj:

Ananasi

Ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Uthulla e mollës

Kur ndiheni shumë të fryrë pini një gotë ujë të vakët me një lugë uthull molle. Ajo është një përbërës shumë i mirë në eleminimin e gazrave dhe fryrjes.

Çaj kamomili

Ka veti anti-inflamatore, qetësuese dhe do t’ju qetësonte shumë në këto raste.

Limoni

Është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në tretje. Pini një gotë ujë të përzier me lëng të freskët limoni çdo mëngjes esëll. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë