Loading…

4 tipat më interesantë të mediave sociale

  • 06/04/2017 | 22:41

4 tipat më interesantë të mediave sociale

Shumica nga ne kalojnë shumë orë në mediat sociale dhe, sipas mënyrës sonë, kemi krijuar një lloj profili dhe personaliteti i cili tregon edhe se kush jemi nëpërmjet postimeve, fotove dhe gjithҫka duam të tregojmë për veten.


Por, kur e kemi hapur fillimisht profilin, as nuk e kemi imagjinuar se ҫfarë do të ndodhte më vonë. Tani, pas shumë viteve aktiv në rrjetet sociale, është koha të përballesh me të vërtetën. Sa ka ndikuar media sociale në karakterin tënd dhe cili person je ti në mediat sociale?

Në këtë listë, ka 5 tipa që i ndesh më shpesh në rrjetet sociale. Shiko cili prej tyre je.

1. Poston ushqime të vazhdueshme

Të jesh i dashuruar me ushqimet është një gjë shumë e mirë, sidomos nëse je pjesë e atyre njerëzve që jo vetëm tregojnë se ҫfarë hanë, por në të njëjtën kohë edhe japin receta. Shumë njerëz e kanë të nevojshme të publikojnë në Instagram apo Facebook ҫdo foto të krijimit të tyre kulinar, edhe pse gatuajnë sërish makarona me djathë… thjeshtë për një like ҫdo javë.

Edhe këtu është mirë të limitosh postimet për ҫdo rast të mundshëm, që në një moment të caktuar kur poston një foto nga krijimi yt, ajo të jetë thjeshtë artistike.

Multiethnic Group of People Socail Networking at Cafe

2.Ke nevojë të lexosh lajme e njoftime

Mediat sociale, në të vërtetë zgjidhin shumë probleme.

Ke nevojë për një punë?

Po kërkon një mobilie të re për shtëpinë?

Po kërkon për një restorant apo lokal për të dalë në darkë?

Duke pyetur miqtë nga mediat sociale për një informacion që ke nevojë, është një zgjidhje e menjëhershme, por ndonjëherë bëhet edhe konfuze. Derisa media sociale të jetë një burim informacioni është ok, por asnjëherë nuk duhet abuzuar edhe me këtë pjesë.

3. Tipi “Jam këtu me këdo…”

Duke i bërë tag ҫdo fotografie apo ҫdo komenti, i bën të gjithë njerëzit të mësojnë se ku ndodhesh dhe ҫfarë je duke bërë. Ndoshta jo të gjithë njerëzit që ke në foto duan të publikojnë foto në profilet e tyre, ndaj edhe këtu duhet të kufizohesh. Duke bërë checking në ҫdo foto të mundshme, i humbet kuptimi edhe gjërave të bukura që bëni bashkë. Duke ruajtur edhe privatësinë e njerëzve me të cilët ndodhesh, i lë mundësi botës të interesohet se ku dhe me kë je.

4. Kritiku i gjithҫkaje

Nëse ka një vend ku mund të thuash gjithҫka dhe të kritikosh këdo është, pa dyshim, media sociale. Në ҫdo foto, postim, ke gjithmonë dëshirë të bësh një koment kritik, madje edhe t’u kundërvihesh njerëzve që nuk i njeh.

Shumë shpesh, njerëzit nuk e gjejnë veten me jetën që bëjnë, ndaj edhe atë kohë që kalojnë në mediat sociale përpiqen të nxjerrin energjinë e akumuluar gjatë ditës. Por të jetosh ҫdo ditë duke kritikuar, sulmuar, herë-herë edhe sharë, nuk është aspak e shëndetshme. Nëse dikush ka një mendim kontraversal, mos e sulmo dhe mos krijo debat. Ki parasysh që secili nga ne ka mendimet e veta. Po ashtu, mos harro se ka edhe shumë të tjerë që e përdorin median sociale si një vend ku zëri i tyre të dëgjohet./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë