Loading…
4 vjeçari qëllon veten aksidentalisht me armë në kokë
  • 15/04/2019 | 12:00

4 vjeçari qëllon veten aksidentalisht me armë në kokë

Na’Vaun Jackson, 4 vjeçar nga Oakland, ka qëlluar vetën me armë në kokë aksidentalisht. Fatmirësisht, djaloshi i ka shpërtuar kësaj ndodhie, transmeton Gazeta Metro.


Jackson’in e gjeti të shtrirë në dysheme gjyshja e tij, e cila menjëherë telefonoi prindërit e djalit.

Ai u dërgua me emergjencë në spital, ku po luftonte për jetën e tij. Ndonëse nuk kishin shumë shpresa, ai shpëtoi.

Janë bërë disa javë tashmë që prej kur 4 vjeçari është në gjendje stabile, por ende po qëndron i shtrirë në spital.

Ndërsa, policia ka bërë të ditur se arma i përkiste një mikut të familjes, Terrence Wilson, e cila po qëndronte e hapur./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë