Loading…

40 km autostradë Nish – Merdar, 212 milionë euro

  • 07/04/2018 | 13:53

40 km autostradë Nish – Merdar, 212 milionë euro

Ministria e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe e Infrastrukturës e Serbisë ka publikuar kushte lokative për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës Nish-Merdar. Bëhet e ditur edhe shuma e ndërtimit, që është rreth 212 milionë Euro për 40 km, përcjell gazetametro.net.


Së paku kështu shkruajnë mediat serbe, të cilat shtojnë se kushtet lokative janë publikuar për të gjitha trasetë, pesë sosh, në aq sa është ndarë segmenti Nish-Ploçnik.

Vlera e ndërtimit të segmentit të parë të “Autostradës së paqes”, siç e quajnë medie serbe autostradën Nish – Merdar, e gjatë 40 kilometra, është 212 milionë euro EUR, ka kumtuar kjo ministri.

E tërë gjatësia e autostradës Nish-Merdar-Prishtinë –Tiranë-Durrës, që do të mundësojë lidhjen e Serbisë dhe të Korridorit 10 me portin shqiptar Durrës, është 384 kilometra, ndërsa segmenti Nish-Merdar 77 kilometra./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë