Loading…

42 vjeçarja Nicole Scherzinger tregon linjat e saja nga pushimi

  • 21/01/2021 | 23:59

42 vjeçarja Nicole Scherzinger tregon linjat e saja nga pushimi

42-vjeçarja tregoi linjat gjatë pushimeve dimërore.


Nicole Scherzinger tregoi format e saj në bikini, derisa po pushonte në Turks and Caicos, shkruan The Sun.

Këngëtarja aktualisht po shijon pushimin me të dashurin e saj, Thom Evans. 42-vjeçarja ndau disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke u relaksuar në bregdet.

Dy fotografitë e para shfaqin Nicole në pishinë teksa po relaksohej e veshur me një palë bikini ngjyrë vjollcë.

Kurse, në fotografinë e tretë, anëtarja e Pussycat Dolls, shihet e shtrirë buzë pishinës, ndërsa shkroi “Qetësi e ëmbël”.Nicole ndau gjithashtu një video të shkurtër në Instagram, ku dëgjohet duke pëshpëritur “perëndimi i diellit përputhet me bikinit e mia sonte, është mahnitës”, dhe tregoi qiellin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nicole Scherzinger (@nicolescherzinger)

Ajo nuk është e vetme në këto pushime, ngase po shoqërohet nga partneri i saj, 35-vjeç. Dyshja që së fundi shënuan njëvjetorin e lidhjes, festuan Vitin e Ri dhe Krishtlindjen bashkë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë