Loading…

45 viktima dhe 1259 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

  • 06/04/2021 | 18:52

45 viktima dhe 1259 raste të reja në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Institucionet nga Maqedonia e Veriut kanë njoftuar se gjatë 24 orët e fundit kanë regjistruar 1259 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin SARS-COV-2, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4555 teste të kryera janë regjistruar 1259 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik të Maqedonisë së Veriut njoftojnë se janë shëruar 751 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 45 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në shtetin fqinj jugor janë regjistruar gjithsej 136402 raste, prej të cilëve 111 039 janë shëruar, kurse 4022 kanë ndërruar jetë.

Njoftohet se aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 21265 raste aktive me koronavirusin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë