Loading…

452 pacientë me Covid-19, shumica në oskigjeno-terapi

  • 04/05/2021 | 12:21

452 pacientë me Covid-19, shumica në oskigjeno-terapi

Bazuar në raportet e datës 4 maj 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë në COVID në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 550 pacientë.


452 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 31 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 417 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 226 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar. 182 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 79 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 14 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 324 pacientë

18 në gjendje të rënduar

277 të konfirmuar pozitivë

235 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 51 pacientë

Spitali i Gjakovës, 68 pacientë

Spitali i Pejës, 74 pacientë

Spitali i Gjilanit, 40 pacientë

Spitali i Ferizajt, 38 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 13 pacientë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë