Loading…

5.1 për qind bien çmimet në Bujqësi

  • 05/11/2016 | 14:50

5.1 për qind bien çmimet në Bujqësi

Për 5.1 për qind, ka pësuar rënie indeksi i prodhimeve bujqësore. Sipas Agjencisë së Statistikave çmimet e prodhimeve bujqësore për periudhën qershor-shtator ishin më të lira.

Këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) tregojnë një rënie më të thellë të çmimeve të prodhimeve bimore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por më të ulëta ishin edhe çmimet e prodhimeve blegtorale.

Çmimet e prodhimeve bimore dhe blegtorale së bashku përbëjnë bazën e çmimeve të përgjithshme për prodhimet bujqësore.

“Në tremujorin e tretë të vitit 2016 indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-0.5%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-7.9%) në tremujorin e tretë të vitit 2016 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për (-5.1%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Sipas ASK-së, çmimet e drithërave, bimëve foragjere, perimeve, patateve dhe pemëve janë grumbulluar për të përcaktuar vlerën e prodhimeve bimore në treg, ndërsa në kuadër të prodhimeve blegtorale janë grumbulluar çmimet e qumështit, vezëve dhe mjaltit.

Gjitashtu sipas statistikave të ASK-së 37.6 për qind e territorit të Republikës së Kosovës përdoret për bujqësi. Mbi gjysma e tokës bujqësore është livadhe e kullosa, përderisa pjesa tjetër është tokë e punueshme-ara dhe kultura bujqësore./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë