Nexhmije Hoxha, bashkëshortja e sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, Enver Hoxhës, ka lindur në Manastir por prindërit e saj ishin nga Dibra.
Me Enver Hoxhën u martua në 1 janar të vitit 1945. Ka tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Gazeta Metro për t’ju njohur më mirë me jetën e saj ka përzgjedhur 5 fakte interesante nga intervistat e saj dhe ato që janë thënë për të:
Nexhmija me Enver Hoxhën
1.Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.
2.Nuk lahej kurrë në dush vetë, nga frika së një atentati të mundshëm.
Natasha Maxhari, gardinja që ka treguar se pse nuk lahej në burg Nexhmija
3.Në fillimet e viteve të ’90 thuhej se ka harxhuar mbi 36 milionë lekë të reja, dhe kur u pyt gjatë një intervite më vonë nuk e ka mohuar këtë gjë, duke pohuar se vizitat e shumta që kishte ajo e kanë bërë të shpenzojë kaq shumë, madje ka theksuar se kosovarë ishin të shumët që i vinin për vizitë, dhe duhej patjetër t’i shërbej me kafe.
4.Nexhmije Hoxha merr një pension prej 23.996 lekësh dhe një shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, në total 28 mijë lekë të rinj.
5.Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike. Ka botuar edhe disa libra, ku ka shkruar për jetën e saj me Enverin si dhe diku ka përmendur edhe tradhëtinë e tij./gazetametro.net