Loading…

5 fakte të çuditshme por të vërteta për Polin e Veriut (Foto)

  • 27/02/2017 | 12:10

5 fakte të çuditshme por të vërteta për Polin e Veriut (Foto)

Dy polet janë në ekstremet e planetit tonë. Shumë prej tipareve të tyre janë ekstremisht të kundërta gjithashtu. Ndryshimet nisin nga vrima në shtresën e Ozonit, tek ftohtësia, arinjtë polarë dhe pinguinët e deri tek ari i zi.

Poli verior i Arktikut shtrihet me sipërfaqe të mëdha të akullit, të cilët kohët  e fundit kanë nis dalëngadalë të shkrihen, në të cilin jetojnë 45 fise të ndryshme autoktone.

Viteve të fundit Arktikun hyri në qendër të vëmendjes botërore, si për shtetet të mëdha botërore ashtu  edhe  për korporatat  të fuqishme ndërkombëtare, në saje të  zbulimit të sasive të mëdha të naftës dhe gazit, të cilët si të tillë, janë  bërë objekt i hulumtimit dhe eksploatimit të  shteteve të rëndësishme botërore, sikurse që janë në radhë të parë, SHBA-ja, Kanada, Rusia,  si dhe shtetet skandinave, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka dhe Islanda.

Në vijim lexoni 5 fakte më interesante mbi vendin më mitik në botë.

1. Ekzistojnë dy pole veriore

polet1-1024x743

Poli i Veriut është pika më veriore në Tokë, me shtrirje diametralisht të kundërt Polin e Jugut. Ekzistojnë dy definicione të Polit Verior. I pari është poli verior magnetik, dhe tjetri është poli tokësor verior.

2.Poli i veriut ka stinë të vitit

polet5-1024x645

Tiparet kryesore të klimës në rajon Polar janë akull i përhershëm dhe deti akull. Në dy stinët verës dhe dimrit, një masë e ajrit shumë e dendur dhe e ftohtë rri pezull mbi Arktik. Shkaku kryesor i kësaj është këndi i ulët i rrezeve të Diellit.

Mu si edhe gjithkund në botë, temperaturat varen nga stina e vitit. Poli i Veriut shkrihet më shumë në korrik, nëse në kuptimin e ngrohtësisë e konsideroni ngrirjen, sepse atëherë temperatura është rreth 0 gradë celsius, ndërkaq në shkurt temperatura ulet edhe deri në -43 gradë celsius.

3. Megjithatë, ai nuk është vendi më i ftohtë në botë

polet5-1024x645-1

Poli i Veriut nuk është më i ftohti në Tokë – Poli i Jugut e mban këtë titull (dimrit temperaturat bien edhe në rreth – 60 gradë celsius.

Antarktiku (Poli Jugor) është kontinenti më i lartë në botë, sepse gjendet në pllakë të trashë akullnajore e cila, sërish, në bazën tokësore arrin lartësinë prej 2,7 km nga niveli i detit. Poli Jugor është përbërë nga akulli i hollë arktik, mezi në 30 cm lartësi mbidetare

4. Atje ka jetë

poli4-1024x687

Edhe pse shumica e njerëzve kushtet e jetës i konsideron tepër të këqija, në pjesët veriore të Kanadasë dhe në Alaskë jeton fisi Inuit. Nga kafshët aty mund të gjenden arinjtë e bardhë, orkat, balenat kurrizore, dhelpra polare dhe irvasët.

Mirëpo në Polin Verior nuk do të gjeni pinguinë – ata jetojnë në Polin Jugor. Në Arktik jetojnë një lloj zogjsh fluturues të ngjashëm me pinguinët.

5.Ka burime të ujërave termale

polet10-1024x768-1

Edhe në Arktik  mund të gjenden burime të ujërave termale – në Alaskë, në Norvegji, Islandë dhe Rusi./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë