Loading…
5 hapa se si ti trajtoni flokët me yndyrë
  • 18/02/2019 | 15:36

5 hapa se si ti trajtoni flokët me yndyrë

Nëse keni vazhdimisht yndyrë në flokët tuaja , pas shumë problemeve ka zgjidhje të thjeshta  për të reduktuar yndyrën e tepëet dhe që ti mbani flokët të pastër e me shkëlqim. Por dijeni se është shumë më lehtë që të zbutni yndyrën e flokëve sesa ti ushqeni flokët e thatë, transmeton Gazeta Metro.


Ti mbash flokët me yndyrë nën kontroll është e lehtë. Në këtë artikull janë pesë hapa të thjeshtë për të trajtuar yndyrnën dhe për t’i mbajtur ato me shkëlqim dhe pastër sa më gjatë.

Lani flokët e yndyrshëm me ujë të ngrohtë – Flokët e yndyrshëm kanë nevojë për një pastrim të kujdesshëm dhe delikat.  Shumë ujë i nxehtë mund të jetë shumë agresiv në flokë dhe në kokë, duke stimuluar edhe më shumë prodhimin e sebumit. Sigurisht, gjatë dimrit është e vështirë të lani flokët me ujë të ftohtë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Vetëm përdorni ujë të vakët kur lani kokën me shampo.

Lani flokët me shampo enkas për për flokë me yndyrë – Një shampo anti yndyrë është e dobishme për zgjidhjen e majave të flokëve të ngopura me sebum. Por ne duhet të jemi të kujdesshëm, ka shumë opsione të ndryshme, por disa janë efikase në të vërtetë. Zgjidhni një produkt delikat që pastron kokën pa e dehidratuar më tej.

Përpiquni të trajtoni flokët me baltë – Produktet e bazuara në baltë shëruese mund të ndihmojnë në mbajtjen e flokëve nën kontroll. Vetëm përzierja e baltës shëruese me pak ujë për të krijuar një paste pak të lëngshme është ideale që më pas e përhapni atë në kokë dhe e lini të veprojë për 10 deri në 20 minuta. Përsëriteni këtë veprim një herë në javë për të pastruar dhe kontrolluar prodhimin yndyror të flokëve tuaj.

Merrni kohë për të bërë një masazh të vogël në kokë – Është e dobishme të mbani mend se nuk është absolutisht e rekomandueshme të lani flokët më shumë se tre herë në javë, sepse tejkalimi i ujit të nxehtë dhe kimikateve dëmtojnë flokët edhe më shumë. Prandaj, ju rekomandojmë që të krijoni një rutinë bukuri dy ose tri herë në javë për t’u kujdesur për kokën tuaj, ta lani me një shampo të butë dhe masazhoni butësisht për të hequr mbetjet e akumuluara dhe papastërtitë. Dhe pastaj, një herë në javë, ju këshillojmë që t’i trajtoni me argjile dhe t’i hidratoni ato me një balsam ushqyes.

Përdorni një shampo të thatë për më shumë freski – Ndonjëherë është normale që flokët tuaj të bëhen pis më shpejt. Nëse dëshironi të shmangni larjen e tyre, një shampo e thatë është zgjidhja ideale për pastrimin e tyre shpejt pa përdorur sapun.  Shampoja e thatë thith sebumin dhe papastërtitë pa theksuar gjëndrat dhjamore të kokës./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë