Këshillat janë të nevojshme për të gjithë, pa dallim moshe. Ato na shërbejnë për të zgjidhur një situatë në të cilën kemi mbetur në udhëkryq.
Gazetametro.net ka përzgjedhur disa këshilla për jetën tuaj të përditshme ndaj ngjarjeve që mund t’u ndodhin duke i pritur ose papritmas.
Të qeshurat
Ul stresin dhe djeg kaloritë pasi kur qeshim ne aktivizojmë deri 400 muskuj. Sipas kërkuesve të qeshësh 100 herë është e baras-vlefshme me 15 minuta në biçikletë.
Të dashurohesh
Kur dashurohemi nivelet e faktorit të rritjes së nervave, ngrihen. Kjo rinovon qelizat e trurit, duke ndihmuar në këtë mënyrë në riparimin dhe përmirësimin e sistemit nervor dhe të memories.
Ndjenja e mirënjohjes
Të ndihesh mirënjohës për dikë, përforcon sistemin imunitar, ul presionin dhe përshpejton sëmundjen. Doktorët, pas një studimi kanë zbuluar se mirënjohja dhe kënaqësia, në dashuri, prodhojnë hormonin që disaktivizon stresin.
Të fshehësh inatin tënd
Sipas një studimi në Miçigan, tek gratë e akuzuara padrejtësisht, të cilat e kanë fshehur inatin e tyre, rreziku për të vdekur nga infarkti, ose kanceri dyfishohet. Ndërsa shfryrjet e inatit mund të ngrenë adrenalinën, presionin dhe rrahjet e zemrës.
Të jetosh nën presion
Të jetosh në një gjendje të pandryshueshme tensioni shkakton efekte të njohura mirë. Një profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Standfordit e shtron kështu çështjen: “Kur duhet të zgjedhim mes impenjimit deri në fund, apo heqjes dorë nga gjithçka, trupi ynë lë mënjanë pothuajse çdo projekt frytdhënës. /gazetametro.net