Loading…

5 këshilla si të kurseni karburantin në makinë

  • 21/12/2016 | 14:46

5 këshilla si të kurseni karburantin në makinë

Shpenzimet e veturës dallojnë shumë nga mënyra se si e ngasim atë. Nëse ne ngasim qetë dhe duke respektuar rregullat atëherë shpenzimet janë minimale.


Në vijim mund të lexoni pesë këshilla se si të kurseni kurbarantin:

1. Shmangeni vozitjen agresive

Vetura juaj shpenzon shumë kur ju vozitni në mënyrë agresive duke e shtyrë kështu motorin të punojë në xjiro të larta dhe pastaj të frenoni përsëri. Vetura juaj shpenzon më shumë kur ju lejoni që të ulet shpejtësia dhe pastaj shtypni pedalen e gazit që të arrini atë shpejtësi. Që të kurseni më shumë ju duhet që shpejtësinë ta mbani konstante.

Provoni të ulni shpejtësinë kur ngjiteni përpjetë, ndërsa në tatëpjetë të rrisni shpejtësinë.

  2.  Ndërroni shpejtësitë kur është e nevojshme

Nëse vozisni shpejt me marsh të ulët kjo do të rrisë konsumin e veturës, transmeton Express. Por, edhe kur vozisni në mardh të lartë para së të arrini shpejtësinë e duhur atëherë motori i veturës do të sforcohet dhe si rrjedhojë do të konsumoj më shumë karburant.

Ju duhet ta ndieni se kur është e nevojshme të ndërrohen shpejtësitë varësisht prej modelit të veturës dhe fuqisë së motorit, ky nuk është një problem tek veturat automatike.

3. Mos u rrini veturave afër nga mbrapa

Duke i qëndruar afër nga prapa një veturë para jush atëherë juve ju diktohet mënyra se si vozitni. Kjo e bënë vozitjen jo vetëm stresuese por edhe rritë shumë shpenzimet e veturës. Kur rri prapa dikujt ti nuk mban veturën në marshin e duhur, frenon dhe përshpejton veturën gjatë gjithë kohës pa qenë nevoja.

4. Fikeni veturën kur nuk jeni duke lëvizur

Në Kosovë kudo por veçanërisht në Prishtinë, trafiku është i tmerrshëm dhe shpesh na ndodhë që të mos lëvizim fare për një kohë. Mbajtja e motorit aktiv shpenzon karburant pa nevojë. Çdo herë kur jeni ndalur fikeni motorin, edhe pse do ju duhet ta bëni disa herë por në këtë mënyrë do të kurseni. Shumica e veturave të reja tani e kanë opsionin Stop/Start, i cili fik motorin sa herë ata nuk janë duke lëvizur.

5. Respekto kufizimet e shpejtësisë

Duke respektuar kufizimet e shpejtësisë ju mbani të ulëta rrotullimet e motorit duke shpenzuar shumë pak. Por kur ju rrisni shpejtësinë edhe pse kaloni më shpejtë një pjesë të rrugës ju sforconi shumë motorin dhe rrisni shumë shpenzimet. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë