Librat mund të ndryshojnë jetën. Këtë e thonë edhe 5 njerëzit më të sukseshëm të globit, trasnmeton Gazeta Metro.
Më poshtë ju sjellim këta pesë libra që rekomandojnë personat të sukseshëm:
1. Emma Wattson rekomandon “Quiet”
Aktorja me famë botërore Watson është një bibliofile dhe aktiviste. Kjo ambasadore e UN-it beson thellësisht se fuqia e leximit munf tua ndryshoj jetën njerëzve dhe gjithmonë ka qenë e gatshme të rekomandoj librat e saj të dashur. Në vitin 2013 ajo tregoi se si leximi i librit “Quiet” i Susan Cain ka lënë mbresa të thella tek ajo.
2. Steve Jobs e donte “Zen Mind, Beginner’s Mind”
Steve Jobs jo vetëm që ishte fans i veprës së Shunryu Suzukit por ai ishte edhe përgjegjës për popularizimin e kësaj vepre në SHBA. Ky libër shpjegon atë që Jobsi do ta quante “teknologji e mendjes”, një mënyrë për ta reduktuar stresin, për të fituar kjartësi dhe për ta rritur kreativitetin.
3. Libri i preferuar i Bill Gates është “The Better Angels of Our Nature “
Themeluesi i Microsoft ka qenë gjithmonë i zëshëm për dashurinë e tij ndaj leximit. Ai shpesh citohet në intervistra për librat që ai i mer me vete në udhëtimë, si dhe titujt e rinj të cilët kan ngjallur interesin e tij. Këtë libër ai e rekomandon dhe e konsideron si librin e dekadës së fundit.
4. Mësoni nga “ Built to Last’ si Jeff Bezos
Gjiganti Amazon është themeluar më 1994. Themeluesi I saj Jeff Bezos është bërë njëri ndër njerëzit më të suksesshëm dhe të pasur të planetit. Për ta mbajtur një kompani të suksesshme dhe inovative është një sfidë në cdo shkallë të saj të zhvillimit por sa më e madhe që bëhet kompania, aq më e vështirë është që ajo të ndërroj kahje dhe të mbetet e rëndësishme. Prandaj Bezos është një fans i madh i veprës së Jim Collins “Built to Last’’.
5.“The Lean Startup” rekomandohet nga Sheryl Sandberg
Sherly Sanderg është më së sumti e njohur për veprën e saj ‘’Lean In” por ajo kapi syrin e publikut me suksesin e saj në profesion kur u bë COO e Facebook. Ajo është e vetmja por jo edhe e fundit e cila gjeti inspirim në librin e Eric Rise “The Lean Startup”. Cfar mund të mësojmë nga ky libër?/gazetametro.net