Loading…

5 librat që duhet t’i lexoni këtë verë sipas Gates

  • 28/05/2019 | 21:56

5 librat që duhet t’i lexoni këtë verë sipas Gates

Bill Gates ka një ide tjetër për librat që duhen lexuar këtë verë ndryshe nga shumica e njerëzve. Themeluesi i Microsoft dhe kreu i Fondacionit Gates, ka njoftuar sugjerimin e tij vjetor për pesë librat më të mirë për këtë sezon veror.


1. Shpërthimi nga Jared Diamond

“Libri zbulon se si reagojnë shoqëritë gjatë momenteve të krizës. Kjo tingëllon paksa dëshpëruese, por unë e përfundova librin edhe më optimist për aftësitë tona për të zgjidhur problemet “, thotë Gates.

2. 9 Pints

Një Udhëtim përmes Parave, Mjekësisë dhe Mistereve të Gjakut nga Rose George – “Unë jam një tifoz i madh i librave që shkojnë thellë në një temë të veçantë, kështu që ky libër më përshtatej,” shkruan ai. “Është e mbushur me fakte super interesante që do t’ju lënë me një vlerësim të ri për gjakun”.

3. Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles

Ky roman, që tregon historinë e një konti që ndodhet në arrest shtëpie në Moskë, është “kënaqësi, zgjuarsi dhe befasisht optimist”, thotë Gates, i cili pranon se ai ka lexuar çdo libër nga Dostojevski.

4. Presidentët e Luftës

Historia Epike, Nga 1807 në Kohët Moderne nga Michael Beschloss- Gates fillimisht e përzgjodhi këtë për shkak të interesit të tij në luftën e Vietnamit, por thotë se libri (i cili përfshin disa konflikte të tjera) i dha atij një perspektivë të re mbi udhëheqjen presidenciale.

5. E ardhmja e Kapitalizmit
Përballja me ankthet e reja nga Paul Collier- Ndërsa pranon se nuk pajtohet me Collier për gjithçka, Gates thotë se ky libër ofron një analizë të mirë të një çështjeje aktuale. Nëse gjithçka duket paksa e zymtë për ju, Gates përmend dhe një punim tjetër më tradicional fiksioni: Graeme Simsion, ‘The Rosie Result’, së bashku me dy librat e parë në seri.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë