Me ardhjen e verës njerëzit kanë nevojë më shumë për syze, si pasojë e rrezeve të forta të diellit.
Të investosh në një palë syze të reja do të ishte gjë e mirë, si për shëndetin e syve tuaj, ashtu edhe për pamjen e jashtme, transmeton gazetametro.net
Ray Ban
Dizajni The Wayfarer, është ai që u ka mbijetuar të gjitha kohërave. Kjo pasi që janë shumë të përshtatshme dhe kanë një pamje mjaft të bukur.
Giorgio Armani
Syzet në formë rrumbullake të firmës Giorgio Armani, janë më së shumti në trend gjatë kësaj vere. Lentet ngjyrë blu ju dhëjnë një pamje më të relaksuar edhe gjatë ditëve të ngrohta të verës.
Persol
Një dizajn i thjeshtë, por shumë efektiv. Syzet 714 të Persol kanë një madhësi të mjaftueshme dhe mjafton që ti shihni, për të ditur se do të ju shkojnë shumë.
Ermenegildo Zegna
Një kornizë me ngjyrë të zezë mat, ndonjëherë është ajo që mjafton për t’i bërë një palë syze të duken të mrekullueshme. Këto syze nga brendi italian, janë mjaftë delikate, por edhe prodhim më i lirë i firmës.
Cubitts
Këto syze me korniza të argjendshme nga brendi britanez, vijnë në dy madhësi. Kjo ju mundëson që madhësia e kokës tuaj të përshtatet me atë të syzeve. /gazetametro.net