Loading…

5 mënyra për të zhdukur nuancën e verdhë nga rrobat e bardha

  • 25/02/2020 | 15:48

5 mënyra për të zhdukur nuancën e verdhë nga rrobat e bardha

Rrobat e bardha kanë filluar të zverdhen dhe ju nuk po dini si t’u riktheni sërish ngjyrën.


5 mënyra natyrale të cilat mund t’i aplikoni në kushte shtëpie, pa kimikate:

Shmangeni tharësen, shfrytëzojeni diellin

Pasi t’i keni larë rrobat tuaja, vendosini ato të thahen në diell. Shmangeni tharësen e tyre. Rrezet e diellit do të zbardhin rrobat tuaja. Rrezet ultravjollcë kanë të njëjtën fuqi me detergjentët.

Limoni është zgjidhja

Lëngu i limonit është një zbardhues fantastik që mund t’i japë rrobave tuaja të bardha një shkëlqim të ri. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me ujë të nxehtë. Vendosni brenda lëngut rrobën që dëshironi të pastroni dhe lëreni atë për një orë ose nëse keni kohë edhe gjatë natës. Më pas, fërkojeni me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni për 30 minuta. Në fund lajeni normalisht.

Shtoni një dozë uthull të bardhë gjatë larjes

Uthulla duket të jetë zgjidhja më e mirë e rrobave tuaja. Për heqjen e njollave të vështira dhe zbardhjen e rrobave, uthulla mund t’i bëjë të dyja. Për të zbardhur rrobat tuaja të bardha, bëni një zgjidhje duke përzier 1/4 filxhan lëng limoni me 1/2 filxhan uthull të bardhë. Përdoreni këtë zgjidhje si një alternativë për zbardhjen.

Soda e bukës

Soda e bukës është gjithashtu një deodorant natyror, kështu që rrobat tuaja jo vetëm do të jetë më të shëndritshme, por gjithashtu do të jenë më të freskëta.

Bluja është e bardha e re

Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Çfarë duhet të bëni? Nëse shtoni një detergjent blu, ju kompensoni ngjyrën e verdhë që mund të jetë krijuar në rrobat tuaja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë