Zgjimi i hershëm në mëngjes është njëra ndër sakrificat tona më të mëdha gjatë ditës. Alarmi konsderohet si “armiku ynë psikqik” kur bie në orën 7 apo edhe më herët në mëngjes, për t’u përgaitur për punë, shkollë apo edhe ndonjë aktivitet tjetër.
Ja disa nga mënyrat se si të bëjmë paqe me mëngjesin, dhe të ndjehemi të relaksuar e jo nervoz si shumicën e kohës.
Meditimi
Është e preferueshme që 10 minutat e parë pasi të zgjoheni të bëni një hulumtim rreth diçkaje në mendjen tuaj, qoftë edhe rreth ëndrrave që ke parë.
Përgadite trurin tuaj për punën që do të bëni
Duke i rikujtuar vetes planet që ke për ditën qe sapo je duke e nisur, iu bën ta harroni alarmin dhe të fokusoheni në qëllimin tuaj.
Hani mëngjes
Kjo mund të duket e tepërt për personat që mezi zgjohen në mëngjes, sepse mund t’iu marr kohën e gjumit përgaditja e ushqimit, por kjo është mënyra më e mirë që të harmonizoheni me mëngjesin (si pjesë e ditës). Duke ngrënë mëngjes ju jo veç se jeni më të shëndetshëm por edhe krijoni rend për mëngjesin tuaj.
Përgaditi rrobat një natë më parë
Duke i përgaditur rrobat që do t’i veshësh në mbrëmje, ju e kurseni veten nga stresi i mëngjesit, në pamundësi për të gjetur diçka të përshtatshme për veshur dhe të shpejt. Përgaditja e mëparshme iu kursen nga nervoza.
Shoqërohuni me njerëz gazmorë
Të qeshësh në orët e hershme iu bën ta duani mëngjesin. Ta kesh një mik ose mike si përcjellëse për punë apo shkollë me të cilin/cilën argëtoheni me gjëra të thjeshta sjellë produktivitet në anën tuaj profesionale./gazetametro.net