Nuk janë nevojitur më shumë se dy javë, që peticioni për ‘krijimin e ushtrisë’ të marr 5 mijë nënshkrime.
Sipas organizatorëve, të cilët kanë thënë se janë apartiakë, arsye e thirrjes së këtij peticioni janë disa, por kryesore llogaritet të jetë ‘pretendimi territorial i Serbisë ndaj Kosovës’.
Ata kanë thënë se për këtë peticion, që po e quajnë ‘thirrje’, e kanë mbështetjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjet dhe zakonet ndërkombëtare për paqe e siguri, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të Kosovës për vetëmbrojtje në rast të agresionit të jashtëm.
Ndërkaq, ditë më parë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, pati thënë se Kosova duhet të shndërrojë FSK’në në ushtri.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të diskutojë për mundësitë e shndërrimit të FSK’së në ushtri./gazetametro.net