Loading…
5 misteret natyrore më të çuditshme në botë
  • 04/04/2019 | 21:18

5 misteret natyrore më të çuditshme në botë

Bota është e veshur me mistere, të cilat ndër shekuj kanë habitur njerëzimin. Ndonëse shkencëtarët kanë kaluar vite për të shpjeguar fenomenet e çuditshme, nuk kanë arritur që tu japin zgjidhje, transmeton Gazeta Metro.


Sot ne do të ju flasim për 5 mistere të natyrës, që vazhdojnë të habisin njerëzimin.

Krateri Patomskiy

Në vitin 949 gjeologu rus Vadim Kolpakov zbuloi një formë të çuditshme gjeologjike në formën e një gypi në rajonin Irkutsk të Siberisë, të cilën e quajti foleja e shqiponjës. Koni i madh, i quajtur Patomskiy për shkak të lumit që ndodhet aty pranë, ishte objekt i disa ekspeditave: shkencëtarët pretendojnë se është zhvilluar 350 vjet më parë dhe mund të jetë frut i një procesi gjeologjik, të shkaktuar ndoshta nga gazi që vjen nga baza e kraterit.

Origjina është shumë e diskutueshme: disa këmbëngulin se është frut i një impianti meteori, të tjerët flasin për një shpërthim nuklear, duke vënë në dukje se zona nuk është vullkanike dhe ka dyshime të tjera se mund të jetë krijuar nga alienët. Krateri Patomskiy është në analizë të vazhdueshme edhe për një fakt tjetër: koni vazhdon të ndryshojë formën e tij dhe pemët që ndodhen afër, rriten më shpejt se të tjerat.

Rruga Bimini

Në vitin 1968 një grup zhytësish zbuluan në Bahamas nën rërën e bregut të Biminit një varg blloqesh të madhe prej guri, me formë të përkrye dhe të lëmuar që formonin një rrugë 1 km të gjatë. Disa shkencëtarë e përshkruajnë një gjë të tillë si një fenomen natyror, ndërsa të tjerët si fryt i mbetjeve antike të qytetërimit, ndoshta të përmbytur.

Zhurma e Taos Hum

Një nga misteret e natyrës më tërheqës është lëvizja apo zhurma e Toas. Lëvizje e Taos është një fenomen që në vitet ’70, u regjistrua në Nju Meksiko. Bëhet fjalë për një zhurmë e dëgjueshme për veshin e njeriut dhe është e ngjashme me atë të motorit. Duket si e largët. Burimi i zhurmës dhe natyra e saj mbetet mister.

Pyka e aluminit të Aiud

Një nga misteret më të famshëm në botë. Në vitin 1933 Daily Express publikoi fotografinë e një përbindëshi në liqenin e Loch Ness në Skoci. U hodhën shumë teori mbi eksiztencën e përbindëshit. Nostalgjikët e misterit, besojnë se në liqen ka një përbindësh që i përket kohës së prehistorike.

Pylli i Hoia Baciu

Ky pyll ndodhet në Transilvani, është bërë i famshëm pëe vampirët dhe për formën anormale të pemëve. Shumë njerëz kanë raportuar fenomene të pashpjegueshme të këtij pyll: dikush pretendon se i është me djegie të pashpjegueshme, një tjetër me humbjen e kujtesës, madje ka edhe nga ata që thjesht janë “mbytur” nga frika se kanë parë fantazmat. Pavarësisht kësaj, pylli është i bukur me pemët e tij anormale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë