Loading…
5 plazhet më të bukura në Himarë
  • 15/06/2019 | 11:09

5 plazhet më të bukura në Himarë

Himara shtrihet në jug-perëndim të Shqipërisë, laget nga deti Jon dhe karakterizohet nga klimë mesdhetare. Emri Himarë vjen nga fjala greke “ Χείμαρρος”, do të thotë përrua, shkruan Gazeta Metro.


Mendohet se mban këtë emër për shkak të përroit që rrjedh nga Malet e Vetëtimës. Është qendra e Rivierës Shqiptare dhe është një nga zonat më të vizituara gjatë verës. Duke qenë se akomodimi kushton më pak se në fshatrat e Dhërmiut dhe Jalës (të njohur për jetën e natës dhe plazhet e zhurmshëm, kryesisht të frekuentuar nga të rinjtë) është alternativa e duhur për familjarë dhe për ata që kërkojnë pushime më të qeta. Nëse do të zgjidhni të pushoni në Himarë këtë vit, këta janë plazhet më të bukur dhe më afër qendrës së qytetit.

Porto Palermo

Porto Palermo CastlePorto Palermo u rendit e para nga Huffington Post në 2014 midis 15 destinacioneve të pazbuluar të Europës. Plazhi pranë kalasë së Porto Palermos (ose siç njihet ndryshe kalaja e Vsiliqisë) është një gji i vogël por shumë i bukur, me shkëmbinjë të bardhë dhe detin që duket si një pishinë personale. Merrni çadrën, termusin, një zgar dhe kaloni një ditë palzhi ndryshe, në fshatin e Agaveve. Sigurisht mos u largoni pa vizituar edhe kalanë e Vasiliqisë, e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në shek. 19.

Livadh

3 km në veri të Himarës është plazhi i Livadhit- një nga gjiret me hapërsirën më të madhe në këtë zonë. Plazhi me gurë të bardhë, i rrethuar nga kodra të gjelbërta dhe me detin e kristaltë ju fton të kaloni pushime të paharrueshme.

Potam

Ndodhet në jug të Himarës dhe është një alternativë e mirë shumë pranë qendrës së qytetit. Në plazhin e Potamit (në greqisht Potam do të thotë lum) thuhet se rrejdh një lum, prandaj edhe zona mban këtë emër.

Llaman

Ndryshe nga plazhet më lart, Llamani është një gji plotë jetë. Ndodhet vetëm 5 minuta larg qendrës së Himarës. Në pikun e sezonit turistik plazhi i Llamanit zjen nga festat gjatë ditës por edhe në mbrëmje. Më shumë frekuentohet nga të rinjtë.

Filikur

Plazhi i Filikurit është një gji i vogël i rrethuar nga shkëmbinjë të lartë. Është i vendosur në mes të plazhit të Potamit dhe Llamanit. Mund të shkohet shumë lehtë me varkë. Së fundi në plazhet e jugut janë disa varka të vogla që shërbejnë për transport kundrejt një pagese. Nëse vendosni të shkoni sigurohuni të merrni me vete ushqim dhe ujë mjaftueshëm, sepse në këtë plazh nuk do të gjeni dyqane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë