Loading…

5 rastet e reja me koronavirus në Vushtrri, janë nga e njëjta familje

  • 30/05/2020 | 22:22

5 rastet e reja me koronavirus në Vushtrri, janë nga e njëjta familje

Nga gjashtë rastet pozitive me koronavirus të konfirmuara së fundmi në Kosovë, pesë prej tyre vijnë nga komuna e Vushtrrisë dhe rasti tjetër nga Obiliqi, shkruan Gazeta Metro.


Lidhur me këto raste të sotme, kryetari i Komunës së Vushtrrisë është deklaruar, duke njoftuar se të gjitha rastet janë nga e njëjta familje e cila tashmë është vetizoluar.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë këshillat për mbrojtje nga koronavirusi.

Ky është postimi i plotë i tij:

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.

Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.

Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES”. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë