Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Nuk duhet ta shmangni asnjëherë konsumimin e mëngjesit. Disa persona nuk konsumojnë mëngjes me iden se kjo do tu shkaktojë kile të tëpërta, por kjo nuk është e vërtetë, përkundrazi.
Një mëngjes i kontrolluar dhe i konsumuar thuajse çdo herë në të njëjtën kohë, është mënyra më e mirë dhe më e shëndetshme për të nisur ditën. Kjo është e vërtetë e rëndësishme pasi mëngjesi të jep energji, vë në lëvizje trupin dhe ndihmon në djegjen e kalorive të tepërta gjatë ditës.
Gazetametro.net ju sjell disa ide për një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm, pa u bërë vonë për punë, por që do t’ju mbaj të ngopur, aktiv e energjik gjatë paradites.
1. Tosti me gjalp kikiriku, banane dhe farat chia; i pasur me vitamina dhe minerale (ka 6 herë më shumë kalçium se qumështi).
2. Smoothie me kos dhe manaferra; përziej në blender bananen, manaferrat me kos dhe mund t’i shtoni qumësht ose lëng sipas dëshirës.
3. Sallatë frutash me quinoa; mund t’i hidhni përsipër pak mjaltë, kanellë ose limon.
4. Tost me avokado dhe vezë; mund t’i hidhni përsipër pak kripë dhe piper për më shumë shije.
5.Omletë vezësh me perime; dhe mund t’i bëni shumë shpejt në mikrovalë. Rrihni 2 vezë në një enë mikrovale, përzieni me perimet tuaja (domate të vogla dhe spinaqi do shkonin shumë) dhe pak djath përsipër. Lëreni 30 sekonda në mikrovalë, trazojeni dhe futeni për 30 sekonda të tjera ose derisa vezët të jenë bërë./gazetametro.net