Loading…

5 skena seksuale në letërsi, që janë më të mira se pornografia

  • 11/02/2020 | 22:50

5 skena seksuale në letërsi, që janë më të mira se pornografia

Në një gjeneratë ku gjithçka është digjitale, vizuale dhe informacion i shpejtë, është e lehtë të harrohen kryeveprat letrare që përmbajnë mençuri të pafund për botën dhe veten tonë. Këto pasazhe të nxehta do të iu bëjnë të pyesni veten përse shikoni Netflix në vend se të lexoni një libër.

1. Të dashurit e shkollës së mesme ritakohen pasi kanë qenë të ndarë për shumë vite në “Americanah” të Chimamanda Ngozi Adichie.

Të dashurit e shkollës së mesme nga Lagosi, Nigeria, Ifemelu dhe Obinze ritakohen pas ca viteve. Obinze tashmë është martuar më një grua tjetër, por lidhja mes tyre është e fuqishme dhe që i ka mbijetuar kohës, kështu që të dy nuk mund t’i rezistojnë njëri-tjetrit – ata bien përsëri në tërheqjen e tyre të rehatshme dhe magnetike.

2. Protagonisti adoleshent e humb virgjërinë me mësuesen e tij, në “Kështu e humbet atë”, të Junot Diaz. Yunior e humb virgjërinë e tij me një grua, dyfish sa mosha e tij, e cila rastis të jetë gjithashtu mësuese në shkollën e tij.

Humbja e pafajësisë u përzie me kënaqësinë e pastër dhe emocionin e herës së parë. Stili i thjeshtë i të shkruarit i Diaz e bënë të gjithën edhe më erotike (dhe lë hapësirë për imagjinatë)

3. Një burrë i ri ribashkohet me dashurinë e tij pas pas ndalimit nga familja e saj në ”Dashuri e pafund” të Scott Spencer.

Jade Butterfield dhe David Elliot e çojnë termin “highschool sweethearts” në një nivel tjetër me eroticizmin dhe obsesionin e tyre. Në këtë skenë të pafund, në kufi të së tmerrshmes, ata ribashkohen në një dhomë hoteli pasi Davidit i qe ndaluar takimi me Jade nga prindërit e saj.

4. Një burrë eksploron homoseksualitetin në Paris në veprën “Dhoma e Giovannit” të James Baldwin

Në këtë libër, veçanërisht në disa pasazhe, afera e nxehtë e James Baldwinit me një burrë parisien, bëhet edhe filozofike.

5. Një i ri dhe problemi me orgazmën femërore në “Pafajësia” të Harold Brodkey

Wikley Silenowicz ka telashe me misionin, në dukje të pamundur, që ta bëjë të bukurën Orra Perkins të arrijë orgazmën. Përshkrimet seksuale janë të mahnitshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë