Shega nuk është vetëm frut me shije fantastike, por gjithashtu është shumë e shëndetshme për t’u ngrënë. Ajo ndihmon në shërimin e disa sëmundjeve si dhe në rregullimin e shëndetit. Këto janë disa të mira të saj:
1. Pasurojnë organizmin me vitamina (vetëm një gotë me fara të shegës përmban 30% të vitaminës C që ju duhet gjatë ditës)
2. Zvogëlon tensionin e lartë të gjakut (përdorimi i vazhdueshëm për 2 javë i lëngut të shegës ndihmon në zvoglëlimin e dukshëm të tensionit të lartë të gjakut)
3. Zvogëlon gjasat e sulmit në zemër (zvogëlon kolesterolin dhe rregullon qarkullimin e gjakut)
4. Përmirëson memorien (shega është fruti kryesor kundër sëmundjeve të harresës)
5. Cilësohet si insulinë natyral (shega është njëra ndër ushqimet që është e ëmbël dhe e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti)