Historia është e mbushur me tregime dramatike që janë të njohura dhe shpesh të përsëritura. Megan Westley e History Extra zbardh të vërtetat për 5 mistere që kanë ekzistuar përgjatë historisë, transmeton Gazeta Metro.
1.Një princeshë e humbur
Kur Car Nikolla II dhe familja e tij u vranë brutalisht nga ushtarët bolshevikë në vitin 1918, bota shikoi në tmerr. Më pas dolën thashethemet që vajza e vogël e Carit, Dukeshë Anastasia, mund të ketë ikur.
Disa femra dolën më vonë duke pretenduar identitetin e saj.
Arratisja dukej e mundur kur trupat e tre apo 4 vajzave u zbuluan në një varr masiv në vitin 1991. Por trupi i vajzës së katër u zbulua në vitin 2007, duke hequr çdo shpresë për mbijetesën e saj.
2.Doktori i vdekjes
Dr. Hauley Harvey Crippen u bë një nga vrasësit më famëkeq të Britanisë kur trupi i gruas së tij u zbulua në bodrumin e shtëpisë së tyre në vitin 1910. Ai u arrestua, u shpall fajtor dhe u ekzekutua.
Por në vitin 2007 falë disa analizave u zbulua se trupi që u gjet në bodrum jo vetëm që nuk ishte i gruas së tij, por ishte dhe trup mashkulli.
Pra ai ishte i pafajshëm. Madje 2 javë përpara ekzekutimi shkroi: “Jam i pafajshëm dhe kjo do të provohet një ditë”.
3.Gjyqi nga opinioni publik
Lizzie Borden, e cila goditi të ëmën 40 herë me sëpatë, është etiketuar si vrasëse për më shumë se 120 vjet. Bashkëshorti dhe gruaja Andre dhe Abby Borden u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Masaçusets nga vajza e Andres, Lizzie në vitin 1892.
Lizzie një mësuese e respektuar, shpejt u bë e dyshuara kryesore për shkak të urrejtjes së njerkës dhe dëshirës për liri financiare. Edhe pse Borden u lirua, njerëzit e kishin të vështirë ta besonin atë.
4.Riçardi III: Mbreti i mirë apo xhaxhai i pabesë?
Ka mundësi që Riçardi ka vepruar sipas ndërgjegjes së tij të plotë duke vrarë nipërit, djemtë e vëllait të tij Mbretit Eduard IV, të ashtuquajturi Princat e Kullës, për të marrë fronin.
Për të marrë fronin, ekzistojnë shumë arsye që ka qenë vetë Riçardi që ka urdhëruar vdekjen e tyre. Një kandidat tjetër, që kishte pak gjasa të ishte, pretendohej edhe pasardhësi i tij Henry VII.
5. Çfarë ndodhi me Amelia Earhart?
Në vitin 1937, Amelia Earhart, një nga aviatoret më të famshme të botës, u zhduk pa gjurmë gjatë një përpjekje për të udhëtuar rreth globit.
Edhe pse kërkimet fillua një orë pas mesazhit të fundit të regjistruar të Earhart, asgjë nuk u gjet, dhe fati i saj mbetet një nga misteret më të mëdha historike të të gjitha kohërave./gazetametro.net