Loading…

5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

  • 05/07/2020 | 22:30

5 ushqime të përditshme që dobësojnë imunitetin

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shëndetin e organizmit.


Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

Ushqime të caktuara mund t’i vijnë në ndihmë imunitetit, ndërsa të tjera jo vetëm që ia vështirësojnë punën atij por edhe shkaktojnë kaos në organizëm.

Buka e Bardhë
Bëhet fjalë për fajtoren më të madhe në mesin e ushqimeve që nënshtrojnë sistemin imunitar.

Buka e bardhë, ëmbëlsirat e përpunuara e çdo gjë tjetër që gatuhet me miell të bardhë ofron shumë kalori dhe pak ushqyes.

Kësisoj njeriu shton në peshë, përballet me obezitetin dhe rrezikun e diabetit të tipit 2.

Buka e bardhë nxit direkt inflamacionin dhe pakëson aftësinë e trupit për tu mbrojtur dhe shëruar.

Rrushi i Thatë
Sheqernat natyrale tek rrushi  i thatë dhe fruta të tjera të thata mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Njerëzit tashmë konsumojnë shumë sheqer pa qenë nevoja për të ngrënë ëmbëlsirë dhe kështu tejkalojnë limitin prej 6 luge çaji sheqer të shtuar në ditë për gratë dhe 9 për burrat.

Sheqeri i tepërt nxit inflamacionin në trup dhe ai është i dëmshëm për imunitetin.

Bananja
Bananja përmban sheqerna natyralë dhe kur nuk është e pjekur plotësisht mund të ndikojë negativisht në imunitetin dhe sistemin tretës.

Kjo ndodh për shkak të leptinës, një proteinë e dëmshme për imunitetin kur është në sasi të mëdha.

Lektina pengon përthithjen e mineraleve dhe ushqyesve dhe pengon zhvillimin e florës intestinale.

Patatinat
Patatinat janë fiksuese për shqisën e shijes por për imunitetin ato janë një ankth i mirëfilltë.

Ato janë të skuqura me vaj vegjetal por përmbajnë shumë kripë, e cila supas studimeve shkakton mangësi serioze në punën e imunitetit.

Djathi i Pasterizuar
Produktet e bulmetit kanë tendencën të formojnë myk në organizmin e disa njerëzve, duke i bërë ata më të prirur ndaj të ftohurës apo gripit.

Këto produkte, siç është djathi i pasterizuar, kontribuon në shtimin e inflamacionit në trup duke dobësuar kështu imunitetin.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë