Loading…

5 vendet më të bukura për tu parë, Premtja e Zezë me zbritje marramendëse

  • 22/11/2020 | 16:04

5 vendet më të bukura për tu parë, Premtja e Zezë me zbritje marramendëse

Deshironi ta shuani monotoni që ka shkaktuar koronavirusi, por akoma nuk keni vendosur se si do ta bëni një gjë të tillë, në kemi bërë një përzgjedhje prej 5 vendeve më të bukura për tu relaksuar, por tani me një zbritje marramendese. Transmeton Gazeta Metro


MEXICAN RIVIERA

Kufijtë e Meksikës janë të hapur për turistët me pasaport britanike por edhe më gjerë, pa ndonjë nevojë për të siguruar një test Covid-19. Aeroportet do të kryejnë kontrolle të temperaturës. Shtatë netë gjithëpërfshirës në Secrets The Vine Cancun për udhëtime deri më 31 Dhjetor 2020, nga 1,299 euro, përfshirë edhe fluturimet. Ky çmim vlenë vetëm për rezervimet deri më 15 dhjetor.

BARBADOS

Një formular duhet të plotësohet 24 orë para mbërritjes dhe një test negativ 72 orë para udhëtimit. Nevojitet një test i dytë i cili bëhet falas pas arritjës në Barbados, pesë ditë pas testit të parë. Ndërsa prisni për rezultatin i cili kthehet brenda natës, vizitorët duhet të qëndrojnë në hotelin e tyre. Shtatë netë në ‘B&B në Colony Club, për udhëtime në qershor dhe shtator nga 1,045, përfshirë fluturimet. Çmimi vlenë vetëm për rezervimet e bëra deri më 30 nëntor.

MALDIVES

Të gjithë vizitorët duhet të paraqesin një test negativ Covid gjatë mbërritjes të marrë brenda 96 orëve nga nisja. Ekziston kontrolli shëndetësor i mbërritjes dhe karantina për çdo rast të dyshuar. Shtatë netë gjithëpërfshirëse në Constance Moofushi për udhëtime gjatë gjithë vitit nga 2,499, në çmim përfshihen edhe fluturimet. Marrëveshja në dispozicion 27-30 nëntor. Ose ju mund të merrni vetëm gjysmë pansioni por për një jave në Meeru Island Resort prej 21 Mars deri më 28 Mars nga 1,799 £, duke përfshirë fluturimet. Rezervoni vetëm deri më 30 nëntor.

DUBAI

Emiratet e Bashkuara Arabe së fundmi janë shtuar në listën e korridoreve të udhëtimit. Vizitorët do të duhet të paraqesin një test të Covid të marrë brenda 96 orëve nga mbërritja ose të paraqiten për testim në aeroportin në Dubai. Oferta për shtatë netë me gjysmë pansioni në Atlantis, The Palm, kjo ofertë vlenë vetëm për muajin korrik nga 999 euro, dhe është e bazuar për dy të rritur dhe dy fëmijë, në çmim përfshihen edhe fluturimet.

GREQIA

Një test lokal duhet të bëhet nga pasagjerët dhe nuk duhet të jetë bërë më shumë se 24 orë para udhëtimit. Vetëm ishujt grekë të Korfuzit, Kretës, Kosit, Rodosit dhe Zakintos janë pa karantinë pjesa tjetër e Greqis po. Maskat e fytyrës janë të detyrueshme në hapësirat e brendshme publike. Shtatë netë gjithëpërfshirëse në Atlantica Princess Hotel dhe Rhodes, në muajin maj të këtij viti mund të pushoni për vetëm 606 euro, përfshirë edhe fluturimin. Ndërsa me gjysmë pansioni por gjithashtu për një javë të plotë ju mund të pushoni në MarBella Corfu nga muaji prill deri në fund të vitit me vetëm 539 euro nëse rezervimet janë bërë prej 23 deri me 30 nëntor. Transmeton gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë