Loading…

5 xhamitë më të famshme dhe të veçanta në Rusi

  • 13/08/2019 | 16:41

5 xhamitë më të famshme dhe të veçanta në Rusi

Ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin, besimtarët në Rusi kanë disa prej xhamive më interesante, transmeton Gazeta Metro.


Vendi me territorin më të madh në botë ka rreth 20% të popullsisë të fesë myslimane.

Xhamia më e vjetër është ndërtuar në vitin 750, në atë që quhet qyteti më i vjetër rus. Këto janë xhamitë më të veçanta.

Lala Tulpan, është një nga xhamitë më të mëdha në Moskë, përfaqësuese e kulturës islamike. Minaret janë më të lartat në vend, 56 metra, dhe kanë formë tulipanësh.

Kul Sherif, Kazan. Xhamia është ndërtuar mbi të njëjtin vend ku u shkatërrua ndërtesa e mëparshme, në shekullin e 15-të. Ka gjashtë minare të larta, secila nga 55 metra.

Xhamia e Mahaçkalas. Një nga familjet më të pasura në Turqi financoi ndërtimin e xhamisë më të madhe në Rusi, që mban 17 mijë besimtarë.

Xhamia Muktarov është në Vladikavkaz, dhe mban rreth 5000 besimtarë. Është një ndërtim i veçantë dhe mban emrin e një milioneri azerbajxhanas që financoi ndërtimin e saj në vitet 1900.

Xhamia Muktarov është në Vladikavkaz, dhe mban rreth 5000 besimtarë. Është një ndërtim i veçantë dhe mban emrin e një milioneri azerbajxhanas që financoi ndërtimin e saj në vitet 1900.

E gjitha e lyer me të bardha, kjo xhami duket sikur ka zbritur nga parajsa. Ka ngjashmëri me Taxh Mahalin e Indisë, dhe UNESCO e ka regjistruar si objekt të mbrojtur.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë