Loading…

50 automatikë, 19 kundërajrorë, 24 predha antitank: Këto janë armët e sekuestruara në Tiranë

  • 10/04/2021 | 16:41

50 automatikë, 19 kundërajrorë, 24 predha antitank: Këto janë armët e sekuestruara në Tiranë

Një arsenal mjaft i madh armësh është gjetur i fshehur në magazinën e shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, pasi Policia e Tiranës zbuloi 18 depo armatimi në Tiranë.


Policia thotë se janë sekuestruar:

50 automatikë

1 pushkë të precizonit të lartë (snajper)

1 snajper draganoz

1 antitank

19 kundërajrorë,

3 mitralozë (2 të rëndë dhe 1 të lehtë)

Pajisje ushtarake

10 dylbi që përdoren për pushkët dhe snajperët

Dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm

24 predha antitank

1 arkë me lëndë eksplozive tritol

100 granata të ndryshme

6 kilogramë lëndë eksploziv C4

7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme

53 pushkë model 10

Pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit

Më herët, më datë 01.04.2021, në kuadër të këtij operacioni u zbardhen tri ngjarje kriminale me armë e eksploziv të ndodhura më parë, u vunë në pranga 9 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Po në kuadër të operacionit të zhvilluar më datë 01.04.2021, Policia zbuloi 18 baza, gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë