Edhe 50 familje të cilat jetojnë në kushte jo të mira ekonomike do të kenë mundësi që të vendosen në banesat që do të ndahen nga Komuna e Prishtinës.
Përfituesit do të jenë familjet me gjendje të rëndë sociale ekonomike dhe të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.
Kjo bëhet e ditur përmes një komunikate për media që ka dërguar Komuna e Prishtinës, ku mes tjerash ka shpallur edhe konkursin për aplikim për këto banesa.
“Komuna e Prishtinës si investitor, ka në dispozicion për këtë program të veçantë të banimit objektin banesor të ndërtuar në Hajvali, me 50 banesa”, thuhet në këtë komunikatë.