Loading…

500 biznese kosovare në pritje të një nënshkrimi nga ministrja Hajdari

  • 15/08/2022 | 20:44

500 biznese kosovare në pritje të një nënshkrimi nga ministrja Hajdari

Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar marrëveshje me Bashkimin Evropian sa i përket projektit “Single Market Program” në vlerë prej 12 miliardë dollarë.


Fajin për vonesat në këto marrëveshje ua kishte lënë paraardhësve të saj.

Ministrja Hajdari e pyetur nëntë muaj më parë rreth projektit “Single Market Program”pos ankesave, kishte thënë se po merret personalisht me të.

Nuk dihet se sa kohë i duhet ministres Hajdari dhe stafit të saj që të punojë në këtë drejtim, por as pas nëntë muajsh ende nuk ka ndonjë lëvizje në nënshkrimin e këtij dakordimi.

Ani pse ky angazhim ishte paralajmëruar të fillojë qysh në muajt e parë të këtij viti.

Peng i mos nënshkrimit nga kjo ministri kanë mbetur rreth 500 biznese kosovare që mund të jenë përfitues potencial të fondit 12 miliardë eurosh që është paraparë të ndahet nga ky projekt.

Për shkak që ky konsiderohet një nga projektet më të mëdha të Bashkimit Evropian për

përkrahjen e sektorit privat, neglizheca e zyrtarëve të ministrisë po vlerësohet e papranueshme.

Në thirrjen e parë, për 18 muaj, bizneset kosovare kishin përfituar qindra mijëra euro.

Televizoni ka dërguar pyetje prej disa ditësh në adresë të Minsitrisë së Tregtisë për t’u informuar në lidhje me ecurinë e kësaj marrëveshje, mirëpo nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë