Komuna e Mitrovicës ka ndarë një shumë prej 500 mijë euro, për qytetarët e prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit në këtë qytete.
“Kryetari e ka vlerësuar bashkë me stafin që kanë mundësi me i nda 500 mijë euro” ka thënë Bahtir Maxhuni, Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca
Përparësi fillimisht do të kenë ata të cilët kanë mbetur pa strehë, në mënyrë që të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ky veprim i kryetarit Hamza, po vlerësohet pozitivisht nga qytetarët.
“Boll paska nda, faleminderit edhe prej tij”. “Çdo cent që jepet është ndihmë për ta është një ringjallje për ta”.
“Po brenda mundësive ndahen edhe fondet, njerëzit kane nevojë kane bo vërshimet goxha dëme”, kanë thënë disa qytetarë të kësaj Komune.
13 milion euro është demi i shkaktuar, nga përmbytjet e shiut në Komunën e Mitrovicës.