Loading…

508 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

  • 30/06/2020 | 23:32

508 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtina vazhdon të shënojë rekorde të reja sa i përket numrit të rasteve të prekura me koronavirus.


Sonte IKSHPK-ja njoftoi se në Komunën e Prishtinës janë regjistruar edhe 40 raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë Bujar Gashi thotë për RTV Dukagjinin se më këto 40 infektime numri i rasteve aktive shkon në 508, ndërsa sipas tij 10 persona sot kanë rezultuar të shëruar, përcjell Telegrafi.

Duke folur për rastet e sotme Gashi thotë se 34 prej tyre janë diagnostifikuar direkt në Klinikën Infektive apo klinikat tjera të QKUK-së ndërsa 6 prej tyre janë rezultat i mostrave të dërguara nga Qendra e Mjekësisë Familjare.

Gashi thotë se disa QMF  tashmë janë duke punuar vetëm në orarin e paradites për shkak se një pjesë e personelit mjekësorë në Komunën e Prishtinës janë në vet izolim apo të infektuar me coronavirus./

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë