Loading…
53 milionët e ‘Bechtel Enkas’: Rasti varet nga prokurorët e rastit, topi është tek ata
  • 17/01/2019 | 22:24

53 milionët e ‘Bechtel Enkas’: Rasti varet nga prokurorët e rastit, topi është tek ata

Kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka treguar se skandali i njohur i 53 milionë eurove shtesë të cilat Qeveria e Kosovës ka ndarë shtesë për “Bechtel – Enkan” për autostradën e Shkupit, tani varet nga prokurorët, transmeton Gazeta Metro.


Hyseni ka bërë të ditur se tani në lidhje me këtë rast duhet të merren prokurorët, sipas tij “topi në këtë rast” duhet të kapet nga prokurorët e shtetit të cilat janë kompetentë.

“Topin në këtë rast do ta kapin prokurorët e shtetit të cilët do të jenë kompetentë, prokurorët e rastit”, ka thënë Hyseni.

Lajmin për hetimin në lidhje me këtë rast e kishte dhënë Drejtori për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, i cili kishte thënë se rasti i 53 milionëshit të ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk është në mesin e rasteve të cilat po hetohen.

Kujtojmë se ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe ish-ministri në Qeverinë Mustafa nga radhët e LDK’së, kanë hedhur akuza ndërmjet veti duke lënë fajin njëri tjetrit.

Kurse, kompania “Bechtel Enka”, ka filluar që nga 1 janari të gjobitet nga Qeveria e Kosovës pasi kjo e fundit është vonuar në finalizimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, dënim ky që është trefish më i ulët se ai që i kishte vënë kompania Qeverisë amerikane./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë