Sot rreth orës 15:30 në afërsi të liqenit artificial në Mitrovicë, përkatësisht tek rruga e Zhabarit, një person ka vdekur pasi rrëzimit nga biçikleta.
Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar, Nysret Mehmeti, nga zyra për informim e policisë në rajonin e Mitrovicës, i cili ka treguar se vdekja e tij nuk ka të bërjë asgjë me liqenin.
“Vdekja nuk ka të bëjë me liqen artificial, tashmë i ndjeri ka qenë vetëm ka qenë kalimtar i rastit me biçikletë dhe përnjëherë është rrëzuar nga biçikleta. Mjeku kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e tij”, ka treguar Mehmeti për Veriu.info.
Zyrtari për Informim Nysret Mehmeti ka thënë që nuk e di emrin e të vdekurit, por ka konfirmuar që është kosovar/boshnjak, banor i pjesës veriore, përkatësisht i Lagjes së Boshnjakëve.
Veriu.info mëson se 53 vjeçari dyshohet që mund të ketë pasur probleme shëndetësore, pasi vdekja e tij ka ardhur pas rrëzimit në tokë dhe fare nuk ka pasur kontakt me ujin e liqenit.