Familja Xhepa nga Komuna e Gjakoës, e përbër prej 7 anëtarëve nuk i ka kushtet esenciale për jetesë.
Kryefamiljari Bajrami nuk ka punë të rregullt pëveç që ndonjëherë punon me kalin e tij, e punën e njejtë e bejnë edhe vëllau dhe djali i tij, por kjo punë nuk u siguron as bukën.
“Qeshtu, Argat me punu najsen me kolicë tjera kah nuk kem të ardha, çka fitoj veç 3 deri në 5 euro po nuk um marrin… veç unë jam me kerr e me kali”, rrëfen kryefamiljari.
Ai tregon se mbete pa bukë e shpesh – herë merr ushqim hua. Atëherë kur i mbledh parat e paguan borxhin.
Ai rrëfen edhe brengen e vajzës së tij “Shoqet e veta po blejn sene e kjo po rrin si fukara, po duhet me u largu çika kur të blejn shoqet e veta deri sa të hajnë… tani me u bashku me shoqet”.
54 vjecari rrëfen se të tjerët nuk po e marrin për të punuar edhe për shkak të moshës.
E më e moshuara e familjes, Ilmie Xhepa me lot në sy e më zë të shtërrur kërkon ndihmë duke thënë “Kush na ndihmon Allahu i ndihmoftë, jeta jem shkoj po qeky le të knaqet”.
Kjo familje po jeton me frikën se do t’i rrënohet shtëpia dhe do t’i zë. E vetmja kërkesë e familjes është ta kenë një kulm mbi kokë.