Shqipëria dikur kishte avionë e nëndetëse, anije e tanke, flotë tregtare detare dhe hekurudha. Por jo vetëm kaq. Ndërsa sot Shqipëria edhe barin për bagëtitë e importon.
Shqipëria kishte edhe mjaftë fabrika e kombinate që sado jashtë kohe prodhonin produkte “Made in Albania”, transmeton gazetametro.net.
I tillë ka qenë edhe ky traktor të cilin mapo.al i ka sjell fotografi dhe në një video dokumentar që i takon asaj kohe vetëtetë të lavdishme për industrinë modeste shqiptare, por që guxoi dikur.
Traktori i parë shqiptar, i njohur si produkt “Made in Albania” e ka fillimin e tij në vitin 1978, kur pas ngritjes së Kombinatit mekanik të Auto’traktorëve, nisi me prodhimin e pjesëve të para të këmbimit për motorët e automobilave dhe të traktorëve.
Më pas erdhi dhe legjendari “Traktori shqiptar”, sipas modelit kinez të traktorëve me zinxhirë të asaj kohe, transmeton gazetametro.net.
Por sot edhe ata pak ekzemplarë që kanë mbetur skajeve të Shqipërisë, e që i kanë shpëtuar shkrirjes bastarde për hekur, shikohen nga brezat e rinj si objekte “jashtëtokësore”, apo sikur janë të ardhura nga lashtësia, edhe pse disa ekzemplarë janë ende në gjendje funksionale dhe mund të bëjnë punët për të cilat u krijuan.
Kjo e dëshmon qartë se si ka qenë dikur dhe se është katandisur sot ‘Traktori Shqiptar’./gazetametro.net