Gjykata e Apelit të Kosovës, 59 Policëve të arrestuar , i ka ndërprerë masën e paraburgimit. Masa e parabrugimit iu ndërpre 39 të panderurve dhe atë 20 të tjerëve arresti shtëpiak.
Gjykata e morri këtë vendim, sipas ankesave të avokatëve mbrojtës me anë të dy aktvendimeve të ndara.
Sipas komunikatës për media nga Gjykata e Apelit të Kosovës, grupit të parë masa e paraburgimi iu është zëvendësuar me atë të arrestit shtëpiak, ndërsa grupit të dytë masa e arrestit shtëpiak iu është zavendësuar me atë të paraqitjes në stacion policor.
“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë, se në cilësi të zyrtarëve policorë, në rajonin e Mitrovicës, kanë kryer veprat penale: Keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe Marrje e ryshfetit, vepra këto te sanksionuara në bazë te dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata e Apelit vlerëson se është i drejtë qëndrimi juridik i gjykatës së shkallës së parë, se ekziston dyshimi i bazuar, se të pandehurit kanë kryer këto vepra penale ngase në shkresat e lëndës ka prova të mjaftueshme që mbështesin këtë dyshim. Por kjo gjykatë nuk mbështetë konstatimet e gjykatës themelore, se ata mund të ndikojnë në dëshmitarë ose përsërisin veprat penale, ngase të njëjtit janë pezulluar nga pozitat e tyre”, thuhet në arsyetimin e Apelit.
Ndërsa, sa përket caktimit të paraburgimit mbi bazën e veçantë të rrezikut të ikjes, Apeli konstaton se ky rrezik mund të evitohet edhe me shqiptimin e masës së arrestit shtëpiak.