Tom dhe Katherine nga Australia kishin vizituar Kosovën në fillim të këtij viti dhe kanë shprehur pikëpamjet e tyre në “goatsontheroad.com”, duke u treguar të tjerëve pse edhe ata duhet ta vizitojnë Kosovën.
Kur vizituam Kosovën në fillim të këtij viti, ne nuk kemi qenë të sigurt se çfarë do të presim nga ky vend. E tëra që ne dinim për Kosovën ishte duke u bazuar në raportet e lajmeve që kemi parë vite më parë. Kosova ishte e pikturuar si shtet i shkatërruar nga lufta dhe gjithashtu e rrezikshme, përcjell gazetametro.net.
Por si është Kosova tani?
Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, Kosova nuk ka qenë një vend shumë i vizituar nga turistët.
Megjithatë, pas udhëtimit tonë së fundi në Kosovë, ne jemi të sigurt se kjo gjë është ka ndryshuar.
Ju sjellim 6 arsye pse Kosova është një vend që duhet patjetër të vizitohet.
Kosova është ndoshta një nga të vendet pakta në Evropë që ka rrugë ende të pa prekura në turizmin e saj.
Për shkak të kaluarës së saj të trazuar nga lufta, turizmi në Kosovë është në fillimet e saj. Ne gjatë udhëtimit nëpër vende të bukura të Kosovës, rrallë u takuam me turistë. Në fakt, shumica e vendeve që duhet vizituara ende janë paprekura nga turistët.
Si rezultat i kësaj, ka vetëm disa hotele në çdo qytet. Kjo është ndryshe nga disa vende të ballkanit, si Kotorrit (Mali i Zi) ose Dubrovnik (Kroaci).
Një mungesë totale të turistëve do të thotë nuk ka mashtrime nga vendasit. Edhe taksistët nuk duket se duan të na vjedhin sikur në vende të tjera.
Duhet pranuar, kemi kaluar vetëm 3 ditë në Prizren, dhe ishte e mjaftueshme për të lënë një përshtypje të qëndrueshme për ne. U habitë me ngjashmëritë me Mostar sikur në Bosnjë-Hercegovinë.
Qyteti i vjetër Prizrenit është mahnitës. Pamja e bukur e urave të Prizrenit, Xhamia e gurit, në qendër të qytetit, është mbresëlënës.
Në Manastirin piktoresk të Patriarkales së Pejës me faltoret e saj të shekullit 12-të, diçka e bukur.
Jo shumë larg nga Manastiri është një restorant i preferuar që quhet “ Pranvera e Drinit të Bardhë”.
Në rrugën prapa në Prizren, do ta gjeni ish qendrën osmane tregtare të Gjakovës.
Në këtë vend ju mund të pini një kafe të kalldrëmi i madh me gurë.
Ne kemi udhëtuar në disa vende të lira , si India, Bolivia dhe Vietnami. Dhe Kosova është në të njëjtin nivel me të gjithë ata, është tepër e lirë!
Shpenzimet e akomodimit janë në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të Evropës Lindore, në një hotel shumë të vlerësuarat kushton rreth 10 euro për një natë. Çdo gjë tjetër është limë lirë se në Evropë.
Një birrë kushton jo më shumë se 1.50 euro. Ju zakonisht mund të gjeni një vakt për më pak se 5 euro për person, në një restorant shumë të vlerësuar këtu.
Ka disa mundësi të mëdha të ngjitjes nëpër bjeshkë në Kosovë, plus shumë atraksione të tjera të lira.
Ne kemi qenë në Ballkan për disa javë para se të vijmë në Kosovë, dhe dallimi i mikpritjes është shumë i madh. Këtu ka shumë njerëz mikpritës.
Kosovarët janë gjithashtu të pa rezervë kur diskutohet për fenë dhe kulturën e tyre.
Nuk është shaka, Kosova bën kafe ndër më të mirat që kemi shijuar ndonjëherë.
Specialiteti i Kosovës është makiato-ekspress. Rrugët janë të vjetra me kalldrëm, në Prizren, që e bënë të veçantë këtë qytet. Të shijon kafja ulur në diell.
Ju do të shoqëroheni nga shumë vendas, sidomos në fundjavë. Kafja është një mënyrë e jetës këtu!
Nuk është sekret se Kosova ka një të kaluar shumë të trazuar. Zona dikur ka shërbyer si qendër e mbretërisë mesjetare serbe, por u vendos më vonë nga osmanët mes shekujve 15 dhe 20.
Zona ishte formë e shkrirjes së feve dhe kulturave, të cilat çuan në konflikt të dhunshëm dhe një krizë ndërkombëtare në vitet 1990.
Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë në vitin 2008. Megjithatë, pavarësia e Kosovës nuk është një çështje e qartë. Një numër i vendeve, përfshirë Serbinë dhe Rusinë, ende nuk e njohin si shtet./gazetametro.net