Maroku është vendi ku mëlçia konsiderohet simbol i dashurisë dhe jo zemra. Ky shtet ndodhet vetëm 13 kilometra larg Evropës.
Në vitet e fundit Maroku po shndërrohet në një prej destinacioneve më të preferuara turistike, andaj, është koha të dini më shumë për të. Ja 6 fakte shumë interesante që nuk i keni ditur rreth tij:
1.Në Marrakesh, që shpesh quhet dhe qyteti i kuq, mbrojtja nga dielli është e domosdoshme, madje edhe gjatë dimrit.
2.Xhamia Hasani II është xhamia e shtatë më e madhe në botë, ndërkaq, për ndërtimin e saj, përgjatë pesë vjetëve, kanë punuar mbi 30,000 vetë.
3.Marokenët e konsiderojnë sjellje të pahijshme prekjen e ushqimit me dorën e majtë, ndërsa fyrje nëse refuzoni copën e ofruar të mishit.
4.Paratë në këtë vend shpesh i quajnë dhe me emrin “wusakh d-dunya”, që në përkthim të lirë do të thotë “ndyrësira e botës”.
5.Mëlçia, dhe jo zemra, konsiderohet si simbol i dashurisë në Marok.
6.Maroku ka vetëm një dentist të licencuar në 8,000 banorë, andaj për të nxjerrë një dhëmbë shpesh duhet të kërkosh ndihmë në “tregun e zi”./gazetametro.net