Loading…

6 fakte interesante rreth Gjergj Fishtës 

  • 31/10/2021 | 20:30

6 fakte interesante rreth Gjergj Fishtës 

Poeti i madh Gjergj Fishta është një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet.


Fishta ka qenë prozator, poet, përkthyes dhe është autori i kryeveprës “Lahuta e Malcisë” dhe shumë veprave tjera.

Gazetametro.net ka përzgjedhur disa fakte interesante nga Fishta i cili ndryshe u quajt edhe Homeri Shqiptar:

1. Gjergj Fishta ishte shkrimtar i parë shqiptar, i propozuar për çmim ‘Nobel’.

2. Kontributi i Fishtës në Kongresin e Manastirit ishte vendimtar për alfabetin e përbashkët.

3. Gjergj Fishta mori shumë medalje të ndryshme nga Shqipëria, Austria, nga Greqia dhe Turqia.

4. Ka qenë sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

5. Fishta ishte edhe murg.

6. Fishta u bë drejtori i parë shqiptar i Shkollës Françeskane në Shkodër, ku futi shqipen si gjuhë mësimi, pra një akt i tij madhorë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë