Është disi e çuditshme të mendohet se filmat pothuajse më të mirët në botë janë me regji nga Tim Burton! Ndër filmat më të njohur të tij janë: Edward Scissorhands, The Nightmare Before Christmas, Sleepy Hollow, Corpse Bride, Charlie and the Chocolate Factory, Alice in Wonderland dhe shumë të tjerë! Pra, kush në fakt është Tim Burton dhe si vie deri tek idetë për filmat e tij më të famshëm? Këto janë disa fakte interesante rreth tij:
1. Shumë nga filmat e tij janë të inspiruar nga vizatimet që ai i bëri kur ishte fëmijë.
2. Karakteri i tij më i dashur që e ka krijuar vet është Jack Skellington nga filmi The Nightmare Before Christmas.
3. Para se të bënte regjinë e filmit Sweeny Todd: The Demon Barber of Fleet Street, Tim kishte shikuar shfaqjen që bazohet në këtë film 3 herë në teatër!
4. Tim Burton është shok i ngushtë me Johnny Depp.
5. Tim gjithmonë ka të veshura çorape me vija bardhë dhe zi ngase ai ka besëtytni që ato i sjellin fat të mirë.
6. Burton ka bërë regjinë e video klipin e grupit The Killers-Bones.