Loading…

6 fakte shokuese që tregojnë se Toka është në rrezik

  • 24/05/2017 | 16:59

6 fakte shokuese që tregojnë se Toka është në rrezik

Toka është në rrezik dhe e gjithë kjo faë shfrenimit të njerëzve. Madje, dhe në kohën kur ngrohja globale është një çështje madhore që duhet të preokupojë secilin prej nesh ajo vazhdon të mohohet nga njerëzit injorantë.


Shtresat e ozonit po zhduken, shtresat polare të akullit po shkrihen, niveli i ujit në oqeane dhe dete është rritur shumë, ndërsa klima në Tokë është çoroditur në atë masë – sa që kërcënon seriozisht të ardhmen e njerëzimit.

Ja 6 fakte shokuese që tregojnë se Toka është në rrezik:

1.  Akullnaja Pedersen, Alaskë – 1930 dhe 2005

Për shkak të shkrirjes së akullnajave, niveli i ujit në planetin tonë është rritur shumë, ndërsa sipërfaqja e tokës është zvogëluar. Akullnajat konsiderohen burime të ujit të freskët, mirëpo pas shkrirjes, ato përzihen me ujin e deteve dhe oqeaneve, dhe bashkëdyqohen me ujin e ndotur.

2. Akullnaja Grinnell, Montana – 1926 dhe 2008

Shkrirja e akullnajave formon lumenj të vegjël që shkaktojnë rritjen e nivelit të ujit në oqeane dhe dete. Në shekullin e kaluar, niveli i ujit është rritur 10-20 cm, ndërkaq, deri në vitin 2100, ai mund të rritet prej 25 cm deri në 60 cm.

3.Arkipelagu San Blas, Panama – 2002 dhe 2014

Me rritjen e nivelit të ujit të detit, ishuj të tërë janë zhdukur në këtë vend. Kjo ka bërë që, prona të shumta të zhduken, ndërsa grupet më të njohura indogjene të zhvendosen nga territoret e tyre tradicionale.

 

4. Barriera e madhe koralore, Australi – 2002 dhe 2014


Barriera e madhe koralore, shtëpi e mijëra specieve, është në rrezik të madh. Zhvillimi dhe reprodukimi i këtyre specieve është goditur nga stresi termal, që shkaktohet me rritjen e temperaturës së detit. Në vitin 2002, Barriera e madhe koralore ishte dëmtuar në masën prej 50%, ndërsa në vitin 2012, madje 75%.

5. Ura Enterprise mbi liqenin Oroville, SHBA – 2011 dhe 2014

Për shkak të ngrohjes globale, në vitet e fundit, Kalifornia u ballafaqua me disa nga përmbytjet më të këqija në histori – që kanë ndryshuar vetitë e tokës dhe humbjen e sasisë enorme të ujit të pijshëm.

6.  Akulli i Arktikut – 1980 dhe 2012

Sipas klimatologëve, Arktiku mund të mbetet pa akull në verën e vitit 2040. Rajoni i Arktikut është shtëpi e rreth 4 milionë banorëve, ndërsa shumë dukuri klimatike, siç janë uraganët, mund të parashikohen duke ndjekur mostrën klimatike të kësaj pjese të botës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë