Loading…

6 fakte të çuditshme rreth Titanikut

  • 14/04/2017 | 10:01

6 fakte të çuditshme rreth Titanikut

Sot shënohet 105 vjetori i fundosjes së anijes së famshme britanike “Titanic” e cila mori mbi 1500 jetë, e cila u nis me 14 prill të vitit 1912.


Edhe sot mbas një shekulli ca ka dyshime rreth arsyes së vërtetë të fundosjes së kësaj anije, mirëpo ajo që besohet më shumë është goditja me një ajsberg.

Pak kohë më parë një dokumentar i paraqitur në televizonin britanik “Channel 4” ka shfaqur një dokumentar “Titanic- Prova të reja” me të cilin pohon se një zjarr i madh i rënë në motorët e anijes rezultoi fatal pasi dobësoi strukturën metalike të saj që, pas përplasjes me ajbergun, u nda më dysh.

Megjithatë atë Gazeta Metro ka zgjedhur 6 fakte pak të ditura deri tani të përplasje më tragjike të kohës moderne:

1.Në atë udhëtim kaq të rëndësishëm, duke e ditur numrin e madh të pasagjerëve mbi  2mijë, për çudi kishin humbur dylbitë, dhe kështu nuk mund të parashihej asnjë rrezik nga larg.

ddd

2.“Titanic” mori 6 paralajmërime zyrtare rreth ajsbergëve potencialisht të rrezikshëm gjatë udhëtimit të tij, por nuk i kushtuan shumë vëmendje, dhe kështu e pësuan.

3.Nga 1503 viktimat të Titanikut sa u raportuan se ishin, vetëm 340 trupa u gjetën ndërsa 119 prej tyre ishin të paidentifikueshëm.

dogs_of_titanic-jpg-560x0_q80_crop-smart

4.Në ekuipazhin e anijes britanike ndodheshin edhe 12 qenë, që fatkeqësisht vetëm 3 mbijetuan.

5.Për çudi, atë ditë me 14 prill me nisjen e “Titanic” duhej të kishte edhe shumë varka për shpëtim, por në çastet e fundit këto u anuluan për arsye të panjohura, dhe vetëm pak nga to që kishte Titaniku i shërbyen pasagjerëve.

2-6

6.Kishte edhe nga ata që nuk kishte bileta për të udhëtuar me këtë anije, si  Milton S Hershey, themeluesi i firmës së çokollatave, i cili edhe pse kishte shumë dëshirë të udhëtoj me të nuk ia doli, dhe ja kështu i shpëtoj vdekjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë