Qendra Kinematografike e Kosovë këtë vit prezanton 6 filma të metrazhit të gjatë para selektorëve të Berlinales, i cili mbahet në Lubjanë nga 16-18 nëntor.
Këta filma janë mbështetur nga QKK-ja, dhe janë përzgjdhur nga vite të ndryshme të konkursit dhe janë të gatshëm për shfaqje. Për dallim nga vitet tjera këtë herë do të shfaqen vetëm filma të metrazhit të gjatë dhe dokumentarë, shkruan RTKlive.
Filmat që do të shfrytëzojnë rastin të shfaqen para selektorëve të Berlinales janë: ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, film ky që ishte pjesë në garën e Works in Progress të festivalit Karlovy Vary, pastaj filmi ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Histori maje Kulmi’ me skenar nga Gazmend Nela dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Gazmend Nela, ‘Na ishte një herë në Kosovë’ me skenar nga Jeton Kulinxha dhe regji nga Eki Rrahmani, ‘Gjumë dhe Dashuri’ me skenar nga Arsim Haliti dhe Arian Krasniqi dhe regji nga Arsim Haliti dhe filmi ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’ nga Kushtrim Bekteshi që është koproduksion i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Këta janë filmat që do të shfaqaen atje me shpresën që të hyjnë në garën e festivalit të madh të kategorisë ‘A’.